

Horoskopi i Paolo Fox për datën 17 prill sjell një panoramë të qartë për të gjitha shenjat e zodiakut.
Disa shenja ndihen më të fuqishme, të mbështetura nga yjet për t’u rritur dhe për të marrë vendime të mëdha, ndërsa të tjera përballen me tensione, pasiguri apo sfida në marrëdhënie dhe punë.
Më poshtë janë përzgjedhur tre shenjat më me fat dhe tre që duhet të tregojnë më shumë kujdes sot.
Shenjat më me fat:
1. Luani – Me ndikimin e Marsit, Mërkurit dhe Jupiterit, energjia dhe guximi janë në kulm. Është momenti ideal për të marrë vendime të rëndësishme në dashuri dhe karrierë.
2. Shigjetari – Një frymë e re shprese dhe fuqie. Vullneti dhe optimizmi janë rikthyer. Planet për udhëtime, ndryshime apo projekte të reja nisin të marrin formë.
3. Peshorja – Pas shumë muajsh të vështirë, rikthehet energjia. Probleme fizike dhe emocionale lihen pas. Nga data 20 prill fillon një cikël i ri suksesi.
Shenjat që duhet të bëjnë kujdes:
1. Binjakët – Dita sjell tensione në marrëdhënie dhe ndjeshmëri të lartë. Kujdes me mënyrën si reagon dhe si komunikon.
2. Bricjapi – Lodhja nga muaji mars vazhdon të ndikojë. Në dashuri ka largësi dhe humbje lidhjeje emocionale. Koha për të reflektuar çfarë vërtet dëshiron.
3. Akrepi – Ndryshime të mëdha në punë dhe në plane afatgjata kërkojnë vëmendje. Mos lejo kritikat të të frenojnë, por kujdes me tensionet dhe ngarkesën nervore. /noa.al
Horoskopi i plotë dhe analitik i Paolo Fox për ditën e enjte, 17 prill 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd