Transmetuar më 16-04-2025, 22:26

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur te "Rruga e Kosovarve" pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas burimeve, të shtënat janë regjistruar pas një konflikti për para me përqindje.

Mësohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas raportimeve personat kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë. 2 prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen.

Në vendngjarje është qëlluar vetëm 1 herë me armë zjarri drejt njërit prej personave të përfshirë në konflikt. Në vendgjarje është gjetur vetëm një gëzhojë. Një i plagosur mësohet se është dërguar për mjekim në një spital privat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit