

Tiranë – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" ku dyshohet se ka mbetur i plagosur një person në një konfilkt ku dyshohet se janë përfshirë shtatë persona, djem në moshë të re.
Një ambulancë raportohet se e tërhoqi të riun e plagosur dhe e dërgoi në urgjencën spitalore të një spitali privat.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, teksa njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është plagosur një person, pasi u hap zjarr me pistoletë pranë një lokali të njohur për ushqim tradicional juglindjeje.
Policia shkoi në vendngjarjen që shihni në fotot dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
E pyetur nga noa.al nëse ka të plagosur në këtë ngjarje, një zyrtare e policisë së Tiranës tha se kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.
Një zyrtar i Policisë së Shtetit i pyetur nga noa.al tha se ende nuk ka një konfirmim pasi në të gjitha spitalet publike nuk raportohet të ketë shkuar një person i plagosur. /noa.al
Njoftimi i policisë:
Informacion tërësisht paraprak. Ka ardh një telefonatë për të shtëna me armë te Liqeni kanë shkuar shërbimet për ta verifikuar. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çasti, ku njëri dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri. Policia në terren po kryenin verifikimet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






