Transmetuar më 16-04-2025, 20:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerja kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Njoftim:

Kukës/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, automjeti me drejtues shtetasin M.H, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja A.A, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit