Transmetuar më 16-04-2025, 20:17

Aksident në aksin Kukës–Krumë, plagosen dy drejtues automjetesh dhe një pasagjere

Kukës – Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin "Kukës–Krumë", ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin M.H dhe një tjetër mjet i drejtuar nga shtetasi V.T.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjerja A.A, raporton noa.al.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit