Transmetuar më 16-04-2025, 06:11

Në kuadrin e shakasë, por që siç thotë vetë, është më shumë se gjysma e të vërtetës, kryeministri Edi Rama çuditi të pranishmit në mitingun elektoral me të rinjtë dhe të rejat e Kamzës kur bëri thirrje që vajzat të nxisin të dashurit e tyre të votojnë për PS përndryshe pse duhet të rrinë me ta.

"Mos e merrni këtë proces dhe mos i merrni këto zgjedhje si diçka që thjesht ju duhet të bëni detyrën dhe të shkoni të votoni. Të gjithë përpiquni të bëni pak më shumë se kaq dhe mos shkoni vetëm, po të merrni të paktën dhe një tjetër që sot, tani që flasim, nuk e ka ndarë mendjen, të paktën një tjetër.

Ndërsa të gjitha ato goca që janë këtu, që kanë simpatizantë ose të dashur, që janë me bindje të tjera duhet t’i vëni kusht, duhet t’i thonë, dëgjo: “Ti më pëlqen mua, po unë të dua ty me status të barabartë me çdo lloj të huaj, se ndryshe të dy qytetarë evropianë, jo vetëm kamzalinj”. Kështu që ajo që pres prej teje është të vish me mua, edhe të votosh si mua.

Po mirë më fal, le të jetë i bukur sa të dojë, le të jetë i zgjuar sa të dojë, le të jetë ça të dojë, po a mund të rrihet me një çun që hudhet në kënetë me 11 maj? Ç’e do? Se është çështje karakteri kjo, mos mendoni që është kaq hajde se…

Po përtej shakasë që është këtë rast më shumë se gjysma e të vërtetës, unë kam shumë besim që këtu në Kamëz, në 11 maj, ju dhe gjithë ata që s’janë këtu, janë gjeneratë tjetër, po që janë pjesë e gjithë kësaj familje, do ta bëni Kamzën që të shkëlqejë", tha z.Rama. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit