Transmetuar më 16-04-2025, 15:11

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari, ishte së fundmi e ftuar në “Fan Club”, ku ndau mendimet e saj për edicionin aktual të reality show-t dhe finalistët: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.

E pyetur për Gjestin, Zhaklina e përshkroi me një fjalë të vetme: “i paharrueshëm”. Ajo theksoi se kontributi dhe dinamika që ai ka sjellë këtë sezon do të mbesin gjatë në kujtesën e publikut.

“Mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen edicione të reja të Big Brother-it, por dinamikat që ai ka sjellë do ta bëjnë të paharrueshëm”, tha Lekatari.

Ajo gjithashtu u ndal te mënyra si Gjesti ka ndikuar në rrjedhën e lojës:

“Në ndryshim nga fituesit e tjerë, ka një moshë të re, nuk është shumë i shkolluar, ka kufizimet e veta, por ka krijuar debat, ka ngacmuar pothuajse të gjithë dhe ka nxjerrë jashtë tre apo katër banorë me zarfin e zi”.

Zhaklina, e cila ishte opinioniste në sezonin e dytë ku triumfoi Luiz Ejlli, këtë vit është shprehur hapur si një përkrahëse e fortë e Gjestit.

Ajo ka vlerësuar qasjen e tij në lojë dhe rolin që ka pasur në eliminimin e “grupit të bullizuesve” nga shtëpia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit