

Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një 18-vjeçar ka dhunuar brutalisht nënën e tij.
Mësohet se policia ka arrestuar Samuel Hamzallarin, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Ndërsa nëna e tij është e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin S. H., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila është e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd