

Një përmbysje e vështirë, por gjithçka mund të ndodhë. Rafael Benitez, ish-trajner i Real Madridit, ka folur për “MBC Masr 2” në prag të sfidës së të mërkurës mes “Los Blancos” dhe Arsenalit:
“Përmbysja e Real Madridit ndaj Arsenalit do të jetë e vështirë, sepse skuadra angleze është e fortë, edhe pse ‘Bernabéu’ është diçka tjetër. Nëse anglezët shënojnë një gol, gjithçka do të bëhet më e ndërlikuar. Në fund të fundit, shpresoj që Real Madridi të fitojë dhe të kualifikohet”.
Ish-trajneri i Napolit foli gjithashtu edhe për largimin e tij nga Real Madridi: “Nuk është e vërtetë që u largova që atje për shkak të Cristiano Ronaldos. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme mes nesh, ai është lojtar i madh, një fenomen. U largova për disa çështje të brendshme në klub, por ato nuk kishin të bënin aspak me Ronaldon”.
Ndër temat e trajtuara nga trajneri spanjoll ishte edhe rinovimi i Mohamed Salah: “Ai bën diferencën në çdo ndeshje. Kur një lojtar kujdeset për veten dhe vazhdon të luajë në këtë nivel, mosha nuk ka rëndësi. Sigurisht që Salah e meriton të fitojë ‘Topin e Artë’. Pse jo?”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd