Transmetuar më 16-04-2025, 10:10

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, prezantoi supersfidën e Champions League ndaj Real Madridit. Kalimi në gjysmëfinale është afër, rezultati i ndeshjes së parë (3-0) konsiderohet avantazh i madh ndaj madrilenëve, të cilët gjithsesi do të kenë në favor efektin "Bernabeu" dhe mbështetjen e tifozëve të tyre.

Ndërkohë, trajneri spanjoll bëri përditësimin e fundit mbi skuadrën e tij: "Ben White do të jetë i gatshëm për ndeshjen. Partey po përmirësohet dhe do të jetë me ne. Jorginho, për fat të keq, nuk do të jetë pjesë e ekipit, pasi ende po rikuperohet nga dëmtimi".

Mbi mundësinë që Real Madridi të realizojë një përmbysje epike: "Kjo është pjesë e historisë, ne po përgatitemi për atë që njohim. Po punojmë mbi aspektet që i konsiderojmë vendimtare për ta fituar ndeshjen. Ideja është të besojmë, të dominojmë dhe të kemi besim se mund t’i mposhtim madrilenët. Ka tre elementë të qartë në lojë, njëri prej tyre është ai emocional. Është shumë i rëndësishëm. Duhet të përgatitemi për ndeshje të këtij niveli dhe gjithashtu të dimë t’i shijojmë skena të tilla".

Për historinë e Real Madridit në Champions: "Respekt dhe admirim për atë që kanë arritur madrilenët në këtë kompeticion. Është e pabesueshme, por pas kësaj është ‘kompeticioni ynë’. E kaluara është e kaluar, tani është radha jonë të fitojmë. Nuk e kemi fituar kurrë këtë kompeticion, por kemi një mundësi të madhe për ta bërë".

Së fundi, për mundësinë që ndeshja të shkojë te penalltitë: "I përgatisim ato çdo javë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit