

Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munich, foli në një konferencë për shtyp, duke kujtuar edhe gabimin e madh para portës në ndeshjen e parë, të humbur 2-1 në shtëpi: "Siç e kam thënë, duhet të shqetësohesh më shumë kur nuk krijon raste. Portierët që kemi përballuar së fundi kanë luajtur shumë mirë, për më tepër kemi goditur edhe shumë shtylla.
Futbolli është i tillë, edhe pse në ndeshjet e fundit nuk kemi marrë aq sa do të donim, ndonëse kemi luajtur mirë. Duhet të jemi më cinikë, si individë ashtu edhe si skuadër. Mendoj për raundin e kaluar ndaj Leverkusenit, duhet të kemi të njëjtin qasje.
A i keni provuar penalltitë?
I provoj gjithmonë një ditë para ndeshjes, nuk ka pasur asnjë ndryshim kësaj here.
Laimer ka thënë se jeni të bindur për përmbysjen…
Jam dakord me të. Edhe pas vërshëllimës së fundit në Mynih ishim të bindur se kishim bërë një ndeshje të shkëlqyer dhe se mund ta përmbysnim disavantazhin në ndeshjen e kthimit. Kam luajtur disa finale, shumë ndeshje të mëdha. Sekreti është të luash në maksimum, të mbrohesh mirë, të menaxhosh topin. Unë përpiqem të jap shembullin, por kemi një skuadër shumë me përvojë në çdo nivel. Mendoj për Muller dhe të tjerë. Duhet të kemi qasjen e duhur mendore, duam të fitojmë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd