

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 54-vjeçar është hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.
Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sulçebe”, ku 54-vjeçari, sipas dyshimeve të para, është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore. “Në rrugën ‘Hamdi Sulçebe’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi O. L., 54 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd