

TIRANË- Një 37-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi kanosi me armë zjarri një 40-vjeçare. Bëhet e ditur se pas një sherri për motive të dobëta ai ka kërcënuar me pistoletë 40-vjeçaren. Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar më pas nga policia. ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Prevention”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. L., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd