

Tiranë, 15 prill 2025 – Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Prevention”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, i cili kishte kanosur me armë një grua dhe posedonte arsenal armësh në banesë.
Shtetasi L. L., banues në Tiranë, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas kallëzimit se kishte kanosur me armë zjarri pistoletë një 40-vjeçare në rrugën “Muhamed Deliu”, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë (e dyshuar si mjeti i kanosjes), dy armë gjahu, një armë e ftohtë dhe municion luftarak. Veprimet e shpejta të Policisë bënë të mundur ndalimin e autorit dhe parandalimin e një ngjarjeje me pasoja të rënda.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd