Transmetuar më 15-04-2025, 11:09

Vlorë, 15 prill 2025 – Një tjetër rast i përsëritur i vjedhjes së pronës është goditur nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Again”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë.

53-vjeçari R. P., banues në Vlorë, u kap në flagrancë nga patrullat e Policisë, teksa po largohej me një automjet tip furgon të vjedhur në fshatin Nartë. Nga verifikimet rezultoi se ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vendosur më herët për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.

Operacioni u zhvillua në kuadër të intensifikimit të kontrolleve dhe patrullimeve nga Policia e Vlorës, me synim parandalimin e vjedhjeve dhe forcimin e sigurisë publike në zonat urbane dhe rurale.

Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të verifikuar nëse i arrestuari është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në qytetin e Vlorës apo në zonat përreth.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit