

E trishtë në Shkodër! Pas 16 vjeçarit, humb jetën edhe 14-vjeçari që mbeti i plagosur nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Shkodër.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Stom Golem”.
Dy të rinjt ishin duke lëvizur me një motomjet që drejtohet nga një 16-vjeçar, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Ndërsa 14-vjeçari i mituri tjetër që u transportua në spital në gjendje të rëndë, fatkeqësisht ndërroi jetë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd