Transmetuar më 15-04-2025, 11:00

Çdo moment i lirë, çdo pushim mes një stërvitjeje dhe një ndeshjeje, ishte ai i duhuri për të vënë baste. Mjaftonte të uleshin përpara televizorit për të ndjekur një ndeshje të NBA-së dhe nuk mund t’i rezistonin tundimit për të vendosur një bast. Problemi ishte se në lojë nuk përfshiheshin disa qindra euro, por mijëra, dhjetëra apo edhe qindra mijëra. Brenda pak çastesh.

Ky është rasti i Nicolò Fagioli, i cili, sipas asaj që tregon “La Repubblica” duke iu referuar hetimeve të prokurorisë së Milanos për bastet e paligjshme, më 14 shkurt 2023 kishte “djegur” 250 mijë euro, me baste nga 15 mijë euro secili, mes orës 14:00 dhe 19:00, me një pushim të ndërmjetëm për të zhvilluar një seancë stërvitore.

Problemi është se vetëm një orë më vonë, humbja kishte arritur në 350 mijë euro. Hetimet bazohen në përgjimet e realizuara nga Shërbimi Qendror Operativ i Policisë, përmes një bisede mes mesfushorit dhe mikut të tij Ludwig, emri artistik i muzikantit romak Ludovico Franchitti, i cili e kishte futur në kontakt me rrjetin e basteve të paligjshme.

Një tjetër që kishte “dorë të rëndë” ishte edhe Alessandro Florenzi. Ky rast rrëfehet nga Sandro Tonali, i përgjuar gjatë një bisede me Tommaso De Giacomo, “gambler”-in që menaxhonte platformat e basteve online. Në janar 2023, Tonali tregon se si Florenzi, në atë kohë shok skuadre i tij, kishte humbur 300 mijë euro brenda një dite, “me nga 40 mijë euro për bast”. Pasionet e tij ishin basketbolli, tenisi, por edhe futbolli ndërkombëtar, të cilat i luante në baste.

Sa për orët e luksit, Fagioli u kishte thënë prokurorëve të Torinos se nuk i kishte marrë kurrë ato, por në një bisedë të zbuluar në një “chat”, kishte shkruar: “Aman më lër të marr të paktën një nga ‘Elysium’, që të paktën të kem vërtet një orë nga ‘Elysium’”, duke folur me organizatorin e mashtrimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit