Transmetuar më 15-04-2025, 09:29

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, e cil u vra nga ish-partneri i saj me origjinë filipinase Mark Samson. Mediat në Itali kanë zbardhur mesazhet që autori i dërgoi nga telefoni i Ilarias, shoqes së saj, Maria Sofia Lombardo, e cila është kthyer në një dëshmitare kyçe.

“Kam ikur me një djalë tjetër, e njoha në rrugë”, është një nga mesazhet që autori i shtirur si Ilaria i dërgoi shoqes së viktimës.

Përmes komunikimeve me shoqen e Ilarias Mark tentoi të shpikte një vrasës misterioz, në vend të tij. Pasi në mesazhet drejtuar shoqes së Ilarias duke u shtirur si Ilaria ai shkruante: “Jam me dikë tjetër dhe nuk mund të them se ku jam”.

“Po shkoj në shtëpinë e një djali, që njoha në rrugë, por nuk të them dot se ku”, ka qenë një ndër mesazhet që autori i ka çuar shoqes së Ilarias nga telefoni i viktimës më 28 mars.

“Ne e pamë njëri-tjetrin këtë mëngjes jashtë La Sapienza dhe ai më pyeti nëse doja të dilja sot me atë”, ka shkruar më pas autori i shtirur si Ilaria.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit