Transmetuar më 15-04-2025, 08:56

Në shkurtin e kaluar, gjatë një interviste në studiot e “Verissimo”, Keita Baldé i kërkoi falje bashkëshortes së tij për tradhtinë me Wanda Nara, duke përfshirë edhe një denoncim ndaj argjentinases. Thashethemet për Wandën, e cila ndërkohë është bërë zyrtarisht pjesë e “OnlyFans”, nuk ndalen.

Në qendër sërish është flirtimi me sulmuesin aktual të Monza, dikur bashkëlojtar me Ikardin tek Interi. “Wanda i ka dhuruar Keita-s dy ‘Rolex’, duke i blerë me kartën e kreditit të Icardit”, – është zbulimi i bërë nga emisioni “El Ejercito de la Mañana”, që transmetohet në Argjentinë. Një zbulim që me siguri nuk do t’i pëlqejë ish-sulmuesit të Interit, për 10 vite i martuar me bjonden argjentinase, me të cilën tashmë është në luftë të vërtetë, në proces divorci.

Kujtojmë se mes Wandës dhe Mauros po zhvillohet një betejë e vërtetë ligjore. Marsin e kaluar, Gjykata e Milanos pranoi kërkesën për ndarje të paraqitur nga sulmuesi aktual i Galatasaray. Procesi do të vazhdojë me seanca të tjera për të përcaktuar të gjitha çështjet që lidhen me jetën e çiftit, veçanërisht ato pasurore, pasi janë në lojë ndarja e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe diskutimi mbi pensionin ushqimor për dy vajzat e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit