Transmetuar më 15-04-2025, 08:45

Joshua Kimmich po shfaqet gjithnjë e më shumë si një lider në fushë dhe jashtë saj. Dhe tani, para ndeshjes së kthimit ndaj Interit në “San Siro”, kapiteni i Bayernit ka dhënë një mesazh të qartë: “Duhet të jemi më kreativë, më efikasë dhe më të pjekur në lojë”.

Duke iu referuar çerekfinales së kthimit ndaj zikaltërve, e cila nis nag disavantazhi 2-1 i mesjavës së kaluar, Kimmich shtoi: "Ajo që më bezdis më shumë është fakti që ne zakonisht jemi skuadra më e mirë në fushë, por kjo nuk reflektohet në rezultate. Çfarë duhet të ndryshojë te Bayerni? Duhet më shumë pjekuri dhe efikasitet. Jemi duke u përpjekur fort, krijojmë shumë raste, por nuk po i konkretizojmë. Në fillim të sezonit ishim më të mirë në këtë aspekt".

Duke parë nga e marta, kur Bayerni do të tentojë përmbysjen në Milano, kapiteni bavarez ishte i qartë: "Nëse jemi më efikasë, mund ta përmbysim rezultatin. Nëse vazhdojmë të shpërdorojmë si në ndeshjet e fundit, nuk do të shkojmë në gjysmëfinale. Duhet të jemi më kreativë për ta lëvizur mbrojtjen e Interit dhe për të krijuar hapësira, që mund t’i shfrytëzojmë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit