Transmetuar më 15-04-2025, 08:40

Në prag të ndeshjes së kthimit mes Barcelonës dhe Borussia Dortmundit, që do të luhet sonte në mbrëmje, portieri Wojciech Szczesny foli në konferencë për shtyp, përkrah trajnerit Hansi Flick.

Ish-portieri i Juventusit tregoi fillimisht si vendosi të transferohej te katalanasit: "Po luaja golf me djalin tim. Para atij momenti, kisha marrë disa telefonata, por tani po luaj për një nga skuadrat më të mira në Europë. Erdha këtu për të zëvendësuar Ter Stegen, por dua të luaj në këtë kompeticion dhe, çfarëdo që të ndodhë, do ta respektoj vendimin. Nëse Flick vendos të luajë ai, do ta respektoj. Kam marrëdhënie të mirë me të".

Më pas shtoi: "Për momentin, Ter Stegen është i përqendruar vetëm te rikthimi në stërvitje. Kur të jetë i gatshëm, vendimi do t’i takojë trajnerit, jo neve. E kuptojmë plotësisht situatën. Nuk është aspak e sikletshme apo e tensionuar. Çfarëdo që të ndodhë, do ta kuptojmë dhe do ta respektojmë, sepse të dy duam më të mirën e skuadrës".

Për bashkëkombasin e tij, Lewandowski, portieri polak zbuloi: "Telefonata e parë që mora ishte nga ai. Gjatë javëve të para më ndihmoi shumë të ambientohesha te Barcelona. Është një tranzicion i vështirë dhe pjesa më e vështirë ishte të ndryshoja mentalitetin, pasi e kisha lënë futbollin".

"Dua të fitoj trofe të mëdhenj, – shtoi ai. – Po i afrohem gjithnjë e më shumë fitores së këtij kompeticioni. Do ta shfrytëzoj mundësinë dhe do të përqendrohem në këto javët e fundit të sezonit për t’i arritur objektivat e klubit".

Sa i përket rinovimit, Szczesny përfundoi: "Nuk është diçka për të cilën mendoj shumë. Kontrata ime skadon në fund të sezonit, por jam i përqendruar te ndeshjet. Nuk dua të harxhoj energji për çështje të së ardhmes apo negociata kontraktuale. Jam përqendruar te ndeshja e sotme, dua të jap maksimumin tim".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit