

Tiranë, 14 Prill 2025 – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, i shpallur në kërkim pas arratisjes nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, më datë 4 shkurt 2025.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, forcat e Policisë arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë shtetasin në zonën e Astirit, ku rezulton edhe banues.
Daut Laze ishte arratisur nga ambientet e institucionit ku po vuante dënimin dhe ishte shpallur në kërkim kombëtar. Pas kapjes së tij, veprimet e mëtejshme procedurale do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd