Transmetuar më 14-04-2025, 19:47

Shkodër, 14 Prill 2025 – Një ngjarje tragjike është regjistruar rreth orës 18:20 në zonën e quajtur "Stom Golem", ku një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri po drejtonte një motomjet kur dyshohet se ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga. Për pasojë, 16-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në motomjet ndodhej edhe një tjetër i mitur, 14 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Stom Golem", dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit