

Bulqizë – Gruaja plagos me mjet prerës bashkëshortin, procedohet penalisht
Një ngjarje e rëndë në familje ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku një grua dyshohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me mjet prerës, pas një konflikti ende të paqartë.
Shtetasja B. Xh., 40 vjeçe, banuese në Bulqizë, është proceduar penalisht, pasi sipas informacioneve të Policisë dyshohet se e ka dëmtuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj, i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar armën e ftohtë që u përdor gjatë ngjarjes, si provë materiale në funksion të hetimeve.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vijimin e veprimeve ligjore dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia është duke hetuar për të zbuluar nëse konflikti kishte karakter të përsëritur dhe nëse kishte shenja të mëparshme dhune në familje. /noa.al
Foto arkiv
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd