Transmetuar më 14-04-2025, 09:01

Operacioni “Operacionalja 37” – Arrestohet në Tiranë një person në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge dhe falsifikim. U kap nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 37”, shtetasi Genti Beqiri alias Eduard Pano.

Tiranë – Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e një personi të rrezikshëm në kërkim ndërkombëtar, raporton noa.al.

Operacioni i koduar “Operacionalja 37”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me FAST Albania dhe rrjetin evropian ENFAST, çoi në lokalizimin dhe arrestimin në Tiranë të një shtetasi të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

I arrestuari është Genti Beqiri alias Eduart Pano, 45 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Apelit e Napolit/Itali kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për akuzat:

Pjesëmarrje në grup kriminal

Trafikim lëndësh narkotike

Falsifikim dokumentash

Operacioni u bazua në inteligjencën policore dhe koordinimin ndërkombëtar mes strukturave të specializuara.

Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur procedurat e nevojshme në bashkëpunim me Interpol Romën, për të përfunduar ekstradimin e të arrestuarit drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë italiane.

Policia e Shtetit bën të ditur se operacione të tilla do të vijojnë pa ndërprerje, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të goditur krimin e organizuar dhe për të garantuar zbatimin e ligjit, brenda dhe jashtë territorit shqiptar. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit