

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu;
Gjatë orëve të pasdites; vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit ku në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu; Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 – 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd