Transmetuar më 11-04-2025, 17:40

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten në Pekin me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez

Presidenti Xi u shpreh se bota po përjeton përshpejtimin e ndryshimeve të një shekulli dhe rreziqet e sfidat po shtohen.

Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, vendet e ndryshme mund të ruajnë paqen e qëndrueshmërinë botërore dhe të nxisin zhvillimin e begatinë global.

Xi theksoi më tej se sivjet është 20-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës e Spanjës dhe pala kineze është e gatshme të krijojë marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm strategjik me palën spanjolle që janë më të qëndrueshme nga ana strategjike dhe më dinamike nga ana e zhvillimit.

Ai vuri në dukje se Kina e ka konsideruar gjithmonë BE-në si një pol të rëndësishëm në një botë shumëpolare dhe mbështet në mënyrë të qartë unitetin, zhvillimin dhe rritjen e BE-së.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha nga ana e tij se gjatë 20 vjetëve që kur Spanja dhe Kina vendosën marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm strategjik, ​​të dy vendet e kanë respektuar gjithmonë njëri-tjetrin, kanë bashkëpunuar në mënyrë miqësore dhe marrëdhëniet e tyre kanë vazhduar të thellohen e të zhvillohen.

Ai theksoi se BE-ja i përmbahet tregtisë së hapur e të lirë, është e përkushtuar për të mbështetur multilateralizmin dhe kundërshton vendosjen e njëanshme të tarifave. "Nuk do të ketë fitues në një luftë tregtare," u shpreh kreu i qeverisë spanjolle.

Përballë një situate ndërkombëtare komplekse dhe të rëndë, shtoi ai, Spanja e BE-ja janë të gatshme të forcojnë komunikimin e bashkëpunimin me Kinën, të ruajnë rendin tregtar ndërkombëtar, të punojnë së bashku për të përballuar sfida të tilla si ndryshimi i klimës e varfëria, si edhe të mbrojnë interesat e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit