

LEZHË- Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhes. Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar me njeri tjetrin pranë rreth rrotullimit të katedrales në qytetin e Lezhes.
Si pasojë e sherrit një nga të rinjt ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e lezhes nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori i dyshuar vijon të jete në kërkim nga policia ku po ashtu dyshohet se edhe ai ka marrë disa lëndime.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





