Transmetuar më 11-04-2025, 10:57

Dy gola të tjerë, thjesht për kënaqësi dhe për të hyrë në histori si lojtari i parë që shënon të paktën 10 gola (është në kuotën 11 tani) në një sezon të vetëm të Champions League me tri skuadra të ndryshme. Robert Lewandowski nuk ndalet kurrë dhe, në prag të të 37-tave, ka ende shumë uri për gola.

Duke folur për “CBS Sports Golazo”, sulmuesi polak ndau disa anekdota mbi një tjetër fenomen: të riun Lamine Yamal: “Duhet të kujtoj gjithmonë që po flas me adoleshentë. Përpiqem të kujtoj si isha edhe unë në atë moshë. Argëtohem shumë me të dhe me të rinjtë e tjerë te Barcelona.

Nuk kemi shkuar ende për të kërcyer me Yamal? Po pres të mbushë 18 vjeç. I kam thënë: Sapo të mbushësh 18 vjeç, do të të çoj për të kërcyer. Është i jashtëzakonshëm për moshën që ka. Luan sikur të jetë 24-25 vjeç, e kupton futbollin. Nuk kam parë kurrë ndonjë lojtar që në atë moshë ta kuptojë futbollin si ai”.

Më pas biseda kalon te çmimet individuale, të cilat Lewandowski po i mbledh njëri pas tjetrit: “Çmimet si MVP? Nuk mendoj vërtet për to. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh ndeshjet. Jam shumë i lumtur për këto çmime, por nuk janë prioriteti im.

Askush nuk kishte bërë 10 gola me 3 skuadra të ndryshme në një sezon të Champions-it? Më bën të ndihemshumë i ri (qesh). E di që flitet shumë për moshën time, por çdo vit punoj fort për të qenë siç isha tri vite më parë. Edhe skuadra po më ndihmon shumë”.

Në fund, një batutë për “Topin e Artë”. Lewandowskit i bëhet pyetja se për kë do të votonte mes Raphinha, Yamal dhe vetes. “Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin për ‘Topin e Artë’ që në fillim të sezonit. Na pret ende shumë punë përpara”, – u përgjigj me një buzëqeshje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit