

New York- Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork.
Një zëdhënës i bashkisë së Nju Jorkut identifikoi dy nga të vrarët si Agustin Escobar, një shef ekzekutiv i Siemens dhe Merce Camprubi Montal që besohet të jetë gruaja e tij sipas raportimeve të mediave amerikane.
Bashkë me 5 anëtarët e familjes u vra edhe piloti i helikopterit.
“Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy ndërruan jete nga plagët,” tha policia.
Lesly Camacho, një punëtore në një restorant përgjatë lumit në Hoboken, tha se ajo pa helikopterin duke u rrotulluar në mënyrë të pakontrolluar përpara se të përplasej në ujë.
“Ishte një tufë tymi që dilte. Ai po rrotullohej shumë shpejt dhe u ul në ujë me shpejtesi dhe force,” tha ajo.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams konfirmoi gjashtë vdekjet dhe tha se autoritetet besonin se turistët ishin nga Spanja.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd