Transmetuar më 11-04-2025, 07:41

ROMË- Zëvëndësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ditën e djeshme ka firmosur në Romë marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes kuadër për pensionet me Italinë. Manjani u prit në një takim të posaçëm me ministren italiane të Punës dhe Politikave Sociale, Marina Calderone.

Në një postim në "Facebook" MEKI ka njoftuar lajmin e marrëveshjes. Më tej theksohet se firmosja e kësaj marrveshjeje i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për qytetarët shqiptarë duke filluar nga muaji qershor 2025.

Postimi i plotë:

Firmosëm sot në Romë marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes kuadër për pensionet me Italinë. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministrja e MEKI, znj. Olta Manjani në një takim të posaçëm me Ministren e Punës dhe Politikave Sociale, znj. Marina Calderone. Firmosja e kësaj marrveshjeje i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për qytetarët shqiptarë duke filluar nga muaji qershor 2025.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit