

Një plan arratisjeje nga burgu i Koridhalosit, është zbuluar nga policia greke.
Sipas mediave vendase, një grup të burgosurish kishin planifikuar që të arratiseshin, duke marrë peng një punonjës të burgut. Por plani u tyre u prish pas një operacioni policor. Efektivët arritën të gjejnë brenda qelive të disa të burgosurve një pistoletë e markës “Glock” dhe një karikator me 15 gëzhoja.
Gjithashtu në pranga kanë përfunduar 20 të burgosur, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.
Zbulohet “shtëpia e barit” në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian
Bëhet fjalë për persona me origjinë turke, shqiptare dhe greke, të cilët kishin krijuar këtë “ortakëri” me një qëllim të përbashkët; madje kishin arritur që të fusnin në burg edhe një armë zjarri. Tashmë hetimet kanë nisur për të mësuar sesi është gjetur dhe futur arma e zjarrit brenda burgut.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





