

72-vjecari, Edmond Naska, i cili një vit më parë terrorizoi Korçën pasi qëllonte me kallash nga ballkoni i shtëpisë, ka ndërruar jetë në banesë.
Mësohet se 72-vjecari vuante nga probleme me shëndetin mendor dhe ko vetëm, ndërsa është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korçës.
Prej vitesh Naska jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëllonte me kallash nga banesa e tij ku u desh ndërhyrja e forcave të Renea-s për të neutralizuar 72-vjeçarin.
Sipas burimeve paraprake, nuk janë kqyrur shenja dhune, megjithatë trupi do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





