

Bruksel- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Kinës të martën të kontribuojë në një zgjidhje të negociuar për problemet e shkaktuara nga tarifat e gjera të vendosura nga Presidenti i SHBA Donald Trump .
Në një bisedë telefonike me kryeministrin kinez Li Qiang , Von der Leyen theksoi përgjegjësinë e Evropës dhe Kinës, si dy nga tregjet më të mëdha në botë për të mbështetur një sistem të fortë tregtar që është i lirë i drejtë dhe i bazuar në një fushë loje të barabartë sipas një deklarate nga zyra e saj.
“Presidentja nënvizoi rëndësinë jetike të stabilitetit dhe parashikueshmërisë për ekonominë globale”, tha komisioni në një deklaratë, pas telefonatës mes dy zyrtarëve.
Presidenti i Komisionit nënvizoi rolin vendimtar të Kinës në adresimin e devijimit të mundshëm tregtar për shkak të tarifave, veçanërisht në sektorët e prekur tashmë nga mbifurnizimi global. Të dy udhëheqësit diskutuan krijimin e një mekanizmi për të monitoruar devijimin e mundshëm të tregtisë dhe për të siguruar që çdo zhvillim negativ të adresohet në kohën e duhur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





