

DURRËS- 3 anijet italiane kanë mbërritur paraditen e sotme në Portin e Durrësit. Anija “Libra” i është dhuruar Flotës Detare të Shqipërisë. Ceremonia mbahet sot ku do të marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.
Një anije tjetqr që u ankorua në port është edhe "Amerigo Vespucci", e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë. Treshen e plotëson "Lo spirito di stella", anije e cila ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe.
“Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill. Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill. Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d’Italia 2025 që këtë vit do të nisë Shqipëria.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd