Transmetuar më 08-04-2025, 10:10

Roger Shota është i riu që vrau bashkëatdhetarin e tij, Vladimir Topjana mbrëmjen e djeshme në Itali.

Gjithashtu në momentin e vrasjes ka qenë edhe i ati i 34-vjeçarit, Pren Shota, që gjithashtu është arrestuar nga policia.

I vëllai i viktimës e cilëson si mik babanë e autorit në rrjetet sociale.

Në një foto të Pren Shotës në Facebook ai shkruan: “Përshëndetje mik, si të kam”.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të mbushur me klientë, ku po transmetohej ndeshja e futbollit mes Romës dhe Juventusit.

Topjana ndodhej aty së bashku me djalin e tij.

Në vendngjarje ka mbërritur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, nga i cili kanë zbritur Roger Shota, 34 vjeç, banues në Sacile, dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç.

Në parkingun përballë lokalit, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, situata u përshkallëzua. Edhe pse një klient tentoi të ndërhynte për të qetësuar palët, debati përfundoi në mënyrë tragjike.

Mediat italiane shkruajnë se autori i dyshuar, Roger Shota, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy ose tre herë në drejtim të Topjanës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën makinë, duke u fshehur përkohësisht.

Megjithatë, policia italiane ka mundur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.

Pren Shota

Riger Shota

Vladimir Topjana

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit