Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 23:24

ITALI- Një tragjedi familjare ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Trentos, në verilindje të Italisë. 19-vjeçari, Bojan Panic ka goditur për vdekje babanë e tij 46-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, i riu dyshohet se ka vrarë të atin për të mbrojtur nënën e tij, e cila prej kohësh ishte viktimë e abuzimit nga bashkëshorti i saj.

"Nuk kisha alternativë tjetër, e vrava me thikë sepse vazhdoi të abuzonte me nënën time. Menjëherë pas kësaj bëra gjithçka që munda për ta mbajtur në jetë por nuk ia dola dhe thirra karabinierët", tha i riu para prokurorëve.

19-vjeçari ka pritur karabinierët dhe policinë pranë trupit të të atit dhe është dërguar në burg. Kjo është një familje me origjinë boshnjake, e integruar plotësisht në realitetin social të rajonit. Siç thanë shumë nga fqinjët, deri më tani nuk ka pasur tensione të dukshme mes tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit