Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 18:59

Kurbin- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Milot-Laç. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. Më tej bëhet me dije se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur shoferi dhe 4 pasagjerët. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në aksidentimin e 5 personave.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit