Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 15:04

Një pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte në zonën e Astirit në Tiranë.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët.

Sipas informacioneve fillestare, zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike që ka pësuar defekt.

Banorët, për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar..

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit