Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 07:59

Gjadër, 4 prill 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar sot në kryqëzimin e Gjadrit, ku janë përfshirë dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër. Fatmirësisht, përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas verifikimeve paraprake, asnjë nga drejtuesit e mjeteve nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet administrative të nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit