Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 23:10

LIBRAZHD- Një ngjarja e pazakontë është regjistruar në fshatin Dragostunjë të bashkisë së Librazhdit këtë javë. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur paratë që ndodheshin në kasafortën e xhamisë së fshatit Dragostunjë. Vjedhja është konstatuar mesditën e të Martës nga besmitarët të cilën kishin shkuar për tu falur në këtë objekt kulti.

Ata janë trishtuar jashtëzakonisht shumë kur kanë konstatur që njëra nga dritaret e xhamisë ishte dëmtuar dhe kanë dyshuar që kjo ishte vepër e keqbërësve. Pasi janë futur brenda xhamisë kanë konstatuar se kasaforta që ndodhej aty ishte hapur me levë dhe ishin grabitur paratë që ndodheshin aty.

Imami i xhamisë së Dragostunjës ka konfirmuar ngjarjen e cila është një nga më të rëndat e ndodhura aty. Që nga koha e rihapjes së instutucioneve të kultit në Rrethin e Librazhdit pas vitit 1990 sipas besimtarëve muslimanë dhe jo vetëm nuk është rregjistruar ndonjë rast i vjedhjes së arkës apo i thyerjes së kasafortës në xhamitë e kësaj zone.

Në xhaminë e Dragostunjës për çdo vit besimtarët kontribuojnë në vlera të konsiderueshme në arkën e këtij objekti kulti. Vitin e kaluar konfirmohet se besimtarët kontribuan me 3.4 mln lekë dhe gjatë muajve të parë të këtij viti shuma e parave të dhuruara nga besimtarët me rastin e Fiter Bajramit ka qenë e konsiderueshme. Kjo mesa duket ka nxitur vjedhësit të futen aty gjatë paradites së Martë duke thyer një nga dritaret e xhamisë.

Paraprakisht dyshohet që vjedhja është kryer nga disa persona dhe ka qenë e mirëorganizuar. Besimtarët dhe i gjithë komuniteti i Dragostunjës kërkojnë që policia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të identifikohen autorët e vjedhjes së parave nga kasaforta e Xhanisë dhe ata që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar të dënohen maksimalisht nga ligji. Arka ose kasaforta e xhamive hapet gjatë vitit vetëm një herë dhe kjo zakonisht ndodh në javën e fundit të muajit Dhjetor dhe me këto para ndihmohen familjet e varfëra.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit