Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 21:49

Partizani ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, 1-0 përballë Egnatias në “Arena Egnatia”.

Një ndeshje e luftuar, me rrogozhinasit që krijuan një volum të madh loje, krijuan raste, por pa arritur të mposhtin portierin Alban Hoxha. Nga ana tjetër, të kuqtë shfrytëzuan në maksimum mundësinë e krijuar. Ishte Keko, i cili fitoi një 11-metërsh dhe e ktheu në gol në minutën e 85-të.

Pas kësaj fitoreje, Partizani ka hedhur një hap përpara në finalen e Kupës së 73-të të Shqipërisë. Ndeshja e kthimit gjysmëfinale është planifikuar për më 23 prill, në “Arenën e Dema”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit