Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 18:48

Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Gjermani.

Aksioni u udhëhoq nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Ingolstadit. Detektivët, të mbështetur nga forca të shumta nga departamente të ndryshme policore, disa nga Mynihu, arrestuan shtatë të dyshuar.

Gjatë kontrollit në një banesë u sekuestruan rreth 3.1 kilogramë kokainë, afërsisht 15.000 euro dhe enë të ndryshme. Hetuesit sekuestruan gjithashtu një Mercedes AMG të ri dhe një Jaguar.

Prokuroria publike e Ingolstadt ka aplikuar më pas për urdhër-arrest kundër pesë shqiptarëve dhe një shqiptari të Kosovës, të moshës nga 25 deri në 41 vjeç, të dyshuar për trafik të paligjshëm të kokainës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit