Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 18:08

Policia zbuloi së fundmi 40 kilogramë marijuanë në një shtëpi në Geleen të Holandës.

Siç raportojnë burimet, policia ka marrë një informatë anonime.

Më pas një oficer policie ka shkuar në vendngjarje dhe ka trokitur në derë.

Ai vuri re se njerëzit në shtëpi po silleshin në mënyrë të dyshimtë dhe kërkoi përforcime.

Kur mbërriti policia, dy persona u larguan nga pjesa e pasme e shtëpisë.

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar, ndërsa i dyti arriti të arratisej.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, efektivët kanë gjetur drogën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit