Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 12:56

Një ngjarje shokuese për një fëmijë ka ndodhur në Tiranë. Policia raporton se një 12- vjeçar ka marrë pistoletën e të atit dhe ka qëlluar në ajër. Më pas videoja ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë babain e tij, 53-vjeç me iniciale B.X.

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. X., 53 vjeç, pasi në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet djali i tij, një fëmijë 12-vjeçar, duke qëlluar në ajër me një pistoletë manovër.

Policia reagoi menjëherë pas identifikimit të videos, duke sekuestruar armën dhe 14 fishekët manovër si prova materiale.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme në këtë çështje".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit