Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 10:46

Khephren Thuram, mesfushori i Juventusit, ishte i ftuar në liceun ndërkombëtar francez për të folur mbi diskriminimin, por gjatë bisedës u ndal edhe te rivaliteti me vëllain e tij, Marcus, si dhe ndau një histori mbi të atin: "Serie A është një kampionat i nivelit të lartë, pikërisht këtë kërkojmë. Këtu përshtatemi mirë.

Vëllai im flet italisht në mënyrë perfekte, unë po përmirësohem. Për më tepër, ndeshjet janë të ndryshme, unike:, humë më taktike se gjetkë, me një lojë që vlerëson inteligjencën. Thuram-ët ndihen mirë këtu. Përveç kësaj, Torino më ka mbushur me dashuri, ndërsa në Francë njerëzit janë më të përqendruar te vetja".

A ka konkurrencë mes jush dhe vëllait tuaj? Juve kundër Interit është rivaliteti më i madh në Itali, por duket sikur ju nuk e ndjeni këtë ndarje. Si e menaxhon babai juaj këtë situatë?

Jam vëllai më i vogël, nuk më takon të bëj provokime! Marcus është krenar për mua, unë jam i lumtur për të. Babai ynë është vërtet i kënaqur që na sheh duke u shprehur në nivelin më të lartë. Para se të bëhem konkurrues me të, më duhet të fitoj diçka… Nëse përpiqem tani, më mundin keq!

 A është e vërtetë që babai juaj i ka thënë Tudorit që nëse silleni keq, mund t’ju japë një shuplakë?

Nuk isha i pranishëm kur ndodhi ajo bisedë. Mund ta siguroj Tudorin për një gjë: nuk jam sjellë keq kurrë me shokët e ekipit, aq më tepër me trajnerin. Pra, shuplakat nuk më janë dashur kurrë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit