Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 10:31

Pas lëndimit të rëndë që pësoi më 22 shtator, kur thyeu tendinën e kërcit të gjurit të djathtë, Marc-André Ter Stegen ka filluar të stërvitet me grupin prej disa ditësh dhe duket se nuk ka më urgjencë. Kapiteni i Barcelonës dha një intervistë për “Phrasemäher”, podcast i “BILD”, ku tregoi për lëndimin: "Pashë një ndjesi të tërheqjes në kofshë që kaloi në të gjithë trupin tim, por kur shikova poshtë, e kuptova menjëherë që nuk ishte vetëm diçka te kofsha, sepse gjuri im ishte në një pozicion krejtësisht të ndryshëm nga ai që duhej të ishte".

Gjashtë muaj më vonë, Ter Stegen po bëhet gati të rikthehet në fushë: "Fizikisht jam më mirë se kurrë, plot energji. Kam një ekip të shkëlqyer rreth meje, mund të menaxhoj çdo stres. Kam dëshirë të luaj së shpejti, por pa një datë të saktë në mendje. Nëse tani i dominoj mirë të gjithë aspektet e stërvitjes grupore, do t’ia jap një ‘sinjal’ trajnerit Flick, për t’i treguar që jam gati".

Nëse Ter Stegen rikthehet në Ligën e Kampionëve, Barcelona të duhet ta "anulojë" regjistrimin e ish-portierit të Juventusit, Szczesny, në bazë të nenit 31.14 të rregullores së kompeticionit: "Pasi portieri i lënduar ose i sëmurë të jetë në gjendje të rikthehet për të luajtur, ai mund të rikthehet mes shtyllave në vendin e zëvendësuesit të tij. Rikthimi i portierit titullar duhet t’i njoftohet administratës së UEFA-s 24 orë para ndeshjes së ardhshme ku është parashikuar të marrë pjesë".

Në lidhje me këtë aspekt, Flick ka tentuar ta minimizojë debatin, duke paralajmëruar se është ende herët për ta parë Ter Stegen në portë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit