Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 10:14

Finalizohet operacioni policor “Foreigners” – Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion

Një rast shfrytëzimi prostitucioni është zbuluar në një apartament në zonën e Rrugës së Barrikadave, në Tiranë, ku dy shtetas turq akuzohen se kishin përfshirë në këtë aktivitet dy gra – një nga Turqia dhe një nga Azerbajxhani.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se apartamenti përdorej prej kohësh si vend ku dy të rejat ushtronin prostitucion, ndërsa të dyshuarit – një burrë 31-vjeç dhe një grua 27-vjeçe – kishin rol aktiv në organizimin dhe shfrytëzimin e tyre.

Ngjarja është zbuluar pas hetimeve të nisura mbi bazën e informacioneve operative, ndërsa gjatë kontrollit në apartament janë sekuestruar edhe 2500 euro, 200 dollarë dhe tre telefona celularë, të dyshuar si të lidhur me veprimtarinë.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa gratë që ushtronin prostitucion janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua si pjesë e hetimeve të koduara “Foreigners”, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në rrjet. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit