Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 15:43

Publikohet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve për Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit 2025

Ministria e Brendshme ka shpallur zyrtarisht listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, që do të mbahen më 11 maj 2025, për votuesit brenda vendit.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Nga këta:

114,642 qytetarë do të votojnë për herë të parë;

1,081 shtetas nuk janë përfshirë në listë, për shkak të ligjit të dekriminalizimit;

5,225 është numri i qendrave të votimit të parashikuara në të gjithë vendin.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, lista përfundimtare përfshin dy kategori votuesish:

Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;

Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Kjo listë shënon përmbylljen zyrtare të procesit të hartimit të Listës së Zgjedhësve. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në çdo bashki të vendit vijon përgatitjet për infrastrukturën zgjedhore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit