Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 10:17

Disa ditë pas fitores së Francës ndaj Kroacisë, e cila iu garantoi “gjelave” vendin në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, u transmetua një reportazh nga “Téléfoot”. Në të shfaqej fjalimi i Kylian Mbappé para ndeshjes. Kjo video e tërboi ish-lojtarin ndërkombëtar francez, Jérôme Rothen, i cili nuk është aspak i panjohur për deklaratat e forta publike.

Kështu ndodhi edhe ndaj Mbappé, sulmuesin francez të Real Madrid dhe ish-lojtarin e PSG, i cili përfundoi në shënjestër të deklartave të tij të forta.

"Diçka për Kylian e kam thënë gjithmonë, e kritikoj sepse i mungon sinqeriteti, – tha fillimisht ish-mesfushori i PSG. – Gjithçka që thotë është gënjeshtër, ashtu si edhe ato që bën. Te Franca po përpiqet të krijojë një imazh të ri, dhe po e bën këtë duke e shtyrë përtej mundësive. Unë nuk i duroj dot këto dokumentarë që dalin, që prezantohen si ‘prapaskena’, por në të vërtetë tregojnë gjëra të parapregatitura".

Nag mikrofonët e “RMC Sport”, më tej bëri një sqarim: "Në rolin e tij si lider, për të motivuar tifozët dhe shokët e skuadrës, ka qenë i përsosur. Prova është se Franca bëri një ndeshje të mirë dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Sidoqoftë, kur ke një personalitet si Kylian, të cilit i mungon sinqeriteti në veprimet e tij, siç ndodhi me fundin e karrierës së tij te PSG…, unë jam skeptik".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit